• |
ide | kryesore

AAK: Nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi shkon në zgjedhje

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për mediat vendase është shprehur se nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e Ramush Haradinajt, vendi shkon në zgjedhje. Kjo deklaratë erdhi pasi ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se partia e tij nuk do ta votojë Haradinajn për kryetar të shtetit. Hoxhaj tha, po ashtu, se deputetët e PDK-së do të votojnë për shef të shtetit vetëm kandidatin që vjen nga radhët e subjektit të tyre politik.

Nga ana tjetër deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se nëse partitë e tjera nuk e përkrahin liderin e tyre atëherë vendi shkon në zgjedhje. Ndërkaq, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dje para mediave, tha se javën e ardhshme do të takohen me partitë politike për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se është më mirë të arrihet pajtueshmëri për emrin e shefit të shtetit dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.



1 Comment

  1. KOSOVA NUK DUJET TE SHKOJE NE ZGJEDHJE PSE RAMUSHI NUK PO MUND TE BEHET PRESIDENT,POR KOSOVA DUHET TE SHKOJE NE ZGJEDHJE PER TA NDESHKUAR QEVERINE E KUALICINIT TE AAK-se ME TE TJERE – t, pasi ata qeverisin ne menyre te kundraligjshme sepse AAK ESHTE NE VERND TE 4-T SI PARTI , DHE SHQIPTARET NUK E KANE VOTUAR AAK-ne QE PREJ SAJ TE DALE PRESIDENTI. Presidenti i takon LVV, LDK OSE PDK DHE KURRE E NE ASNJE MENYRE AAK-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *