• |
ide | kryesore

Prangoset në Laprakë 24-vjeçari, kishte bërë gati drogën për shitje

Arkiva, Lajme



Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi droge, që e kishte bërë gati për shitje. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O.N., i cili thuhet se shiste kanabis në Laprakë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *