• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese, KED heq nga gara 3 kandidatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 6 orësh mbledhje, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për Aldona Sylajn, Ardita Bunën dhe Shaqir Hasanajn të cilët ishin kandidatët për vakancën e shpallur nga Presidenti. Ardita Buna ishte njëkohësisht kandidate për vakancën shpallur nga Kuvendi.

KED ka lënë në fuqi kandidimin e 3 emrave të tjerë: Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma

Presidenti dhe Parlamenti tashmë duhet të përzgjedhin nga një emër nga lista me 3 kandidatë të propozuar nga KED për të plotësuar dy vakancat për Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuta përcakton që të ketë jo më pak se 3 emra për çdo vakantë. Është një rregull që nuk është zbatuar as më parë, por nuk përjashtohen debatet për këtë arsye. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Akoma vazhdon kundërvënia e rilindjes.Zgjate sa më shumë.Problem i madh që sformohet GjK.Atë e vendos Rama.Duan ta zgjasin deri mbas zgjedhjeve me qëllim vjedhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *