• |
ide | kryesore

Gjykata turke dënon me burgim të përjetshëm dhjetëra persona të përfshirë në grusht shtetin e dështuar

-Instant, Lajme, Planet



Një gjykatë në Turqi ka akorduar dhjetëra dënime të përjetshme për përpjekjen për grush-shteti në vitin 2016. Pilotë të forcave ajrore dhe komandantë të ushtrisë ishin në mesin e gati 500 të pandehurve, të akuzuar për përpjekjen për të përmbysur nga pushteti presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Prej 475 të pandehurve që u gjykuan, 365 prej tyre janë të burgosur. Të paktën 25 ish-ushtarakëve të lartë iu është vendosur dënimi i përjetshme.

Erdogan është i bindur se kleriku mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen organizoi komplotin. Nga ana tjetër, Gulen ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grusht shteti. Përpjekja për grusht shteti la të vrarë 251 njerëz dhe më shumë se 2.000 të plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *