• |
ide | kryesore

OFL/ Fundi pa lavdi i operacionit “mediatik” kundër të fortëve të krimit të organizuar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në fund, Operacioni Forca e Ligjit u katandis në një operacion ekskluzivisht mediatik, në të cilin rol thelbësor, më shumë se policët apo kriminelët, e patën gazetarët dhe politikanët. Një shoë i cilësisë së lartë, ku si përfundim Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar të jetë pjesë, përmes një shkrese që i ka drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe ku kërkon ndryshimin e ligjit.


Është fjala për aktin normativ, të ashtuquajturin KÇK, që solli në dyert e Prokurorisë së Posaçme të dënuar për vjedhje, grabitje, vrasje apo vepra të tjera penale, që nuk janë objekt i kësaj gjykate.


Në letër thuhet se “mbledhja e gjykatësve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është e mendimit që Gjyakata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shqyrtojë vetëm kërkesat për sekuestrim dhe konfiskim të të ardhurave e pasurive të dyshuara si të përfituara në kuadër të krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas kompetencës lëndore të kësaj Gjykate të prcaktuar në nenin 75/a të KPrP”.

Me pak fjalë, “peshqit” që po godet OFL janë shumë të vegjël për “rrjetën” e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lexo edhe: Lul Berisha mund OFL-në: Pas makinës i kthehet edhe nafta

Shqetësimi i gjykatësve është se nga dhjetëra rastet që i ka dërguar policia, personat për të cilët kërkohet konfiskim pasurie nuk janë pjesë e krimit të organizuar dhe duke gjykuar këta persona po shkelet ligji. Duket se për të justifikuar bujën mediatike me të cilën u prezantua operacioni dhe për të pasur shifra të bollshme të “goditjeve”, Policia e Shtetit nuk po filtron më personat që u kërkon justifikimin e pasurisë.

Lexo edhe: FOTO pikante/ Plas gallata në internet me OFL-në e Ramës

Bëhet fjalë për të dënuar për krime të zakonshme, ndaj Gjykata e Posaçme propozon që akti normativ i ashtuquajtur KÇK (Kap Ça të Kapësh) të ndryshojë dhe rastet të trajtohen nga Gjykatat e një niveli më të ulët.

Po bëhen 10 muaj nga shpallja e OFL dhe Prokuroria e Posaçme ka dërguar 120 kërkesa për gjykim. Asnjë vendim nuk është marrë për asnjë prej tyre.

Letra drejtuar Ministrisë së Drejtësisë është goditja e fundit që merr shoë me emrin “Operacioni Forca e Ligjit”, pas një serie dështimesh që e shoqëruan këtë aksion, që nga nisja e tij. Për t’u përmendur është përpjekja për sekuestrimin e pasurisë së Lul Berishës në Durrës, të cilit iu mor makina e blinduar dhe një sasi e madhe nafte. Të dyja asetet iu kthyen të zotit pak muaj më pas. Skandal ishte sinjalizimi i shërbimeve të huaja për numrin 2 të OFL, Artan Shkëmbi informoi subjektet e operacionit për detaje të punës së policisë dhe për këtë sot është nën akuzë nga Gjykata. Qershia mbi tortë ishte kërkesa për justifikimin e pasurisë që iu dërgua një prej ushtarëve të ISIS, Shkëlzen Dumanit, ndërkohë që ky kishte ndërruar jetë kohë më parë.

Lexo edhe:  “Forca e ligjit” si e humbi betejën përballë “Forcës së politikës”

Gjithsej janë rreth 200 kërkesa të trajtuara nga SPAK, nga të cilat janë kërkuar 49 konfiskime, ende në proces gjyqësor. Deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. OFL nisi si një superoperacion i policisë, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj dhe pati mbështetje nga agjencitë e huaja. Por siç po rezulton aksionet e policisë nuk i shkuan deri në fund sekuestrimit të pasurive për asnjë nga emrat e njohur të krimit që vetëm sa u lakuan në media për të shkuarën e tyre kriminale.©Lapsi.al

14 Comments

  1. Po pse kush eshte ai budalla qe besoji ne ofl dhe reformen ne drejtesi. Ka vetem kçk nga partia pushtet. Te tjerat jane show i rendomte. Nese do kishim luftuar krimin dhe bere reforma BE e kish hapur deren me kohe per 3 njerez ne letra.

  2. Të gjithë liderët politikë jetojnë në vila të pazakonshme, që nuk do të bëheshin kurrë me pagat e tyre,edhe nëse ato do ishin disa fish më të larta. Berisha në vilën e familjes së tij në lalzë, që është më e madhe se vila e dikurshme e Enver Hoxhës në bllok, me disa hektarë tokë para saj dhe as dy minuta larg nga deti, për më tepër, ndryshe nga ajo e Hoxhës, kjo është private; pak më tej Meta, në vilën e tij ku vetëm tualetet bëjnë sa një apartament i zakonshëm

  3. Po surrelin apo sta mer goja o mut komentus ta fuse ne burk Saline e meten qofet se e kan me pa drejtesi i ka te gjitha prokuror gjyqtar po me gogolin Berisha keni 8 vjet qe beni politik fare e keqe

  4. Mos e neglizhoni!
    OFL e kreu misionin e rilindjes!
    Te gjithe subjektet u certifikuan se jane te paster dhe i mbyllen hesapet me Drejtesine!
    Ky ishte qellimi.
    Rrofte Reforma !
    v.o. Te gezuar edhe trupa diplomatike qe aq shume u lodh e u perpoq , pa me te voglin “ interes”.

  5. Denion Fiku, rezulton se ai është një militant i Partisë Demokratike.

    Madje ai ka marrë pjesë edhe tek protesta në kohën kur PD ishte në “Çadrën e lirisë” përballë kryeministrisë.

    Fiku ka realizuar foto edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, teksa e mbështeste këtë të fundit për rrëzimin e qeverisë Rama,o labi prej dajci pyte babin se te ka bere me shurren e mengjesit dhe doli ti lab nga dajci shpellkar cecen i salihut

  6. Pa ardhur ne pushtet ky -psiko-skizofreni-ne fushate thoshte;kemi police te ,murrme ,police te zinj,police me lara etj etj,kur te vime ne pushtet do kemi vetem nje polici,Por per ironi te fatit ai jo qe nuk i shkriu keto por filloje t’ju vere emra te tjer -opgj,ofl-kck por sidomos kjo -ofl-jadoli me e forta se diten e pare sekuestronte ,diten tjeter ju a dorzonte .Goxha sukses.Si me rastin e -Lul Berishes dhe sa e sa te tjereve.

  7. Një video e Sali Berishës është publikuar këtë fundjavë në media, teksa ai shfaqet i përhumbur para vilave në Lalz.

    Ish-kryeministri posedon edhe vetë një prej tyre, sikundër presidenti Ilir Meta.

    Rrjeti ironizon teksa komentohet se Berisha nuk po gjen dot derën e Metës për t’i shkuar për vizitë.Stalin shikoje videon e idhullit tend e ke ne rrjet

  8. SKANDALI: Berisha e Imami u kapën nga “ethet e arit”, futën Ushtrinë me makineri, helikopterë e mjete metal-kërkuese të gjenin “Thesarin e Teutës”. Llalla pushoi çështjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu