• |
ide | kryesore

Dalin detajet nga policia për aksidentin në Golem/ Drejtuesi i mjetit ndërron jetë, plagoset edhe një grua

-Instant, Lajme, Të fundit



Një motor është përplasur me një furgon mesditën e sotme në Golem të Kavajës, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, 52-vjeç.

Mësohet se në motor me viktimën ka qenë edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Ende nuk ka asnjë të dhënë për gjendjen e saj.

“Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *