• |
ide | kryesore

(VIDEO) Atentati në Lezhë, reagon policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kodër të fshatit Balldre, në Lezhë.


Policia jep detaje për ngjarjen.


“Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.”

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu