• |
ide | kryesore

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Posaçme nis gjykimin për Blendi Tetën

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme do të nisë sot gjykimin e Blendi Tetës për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Teta akuzohet për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë që janë shpallur në kërkim që prej një viti. I akuzuari Teta ka thënë se s’ka qenë pjesë e planit të vrasjes dhe kur e ka kuptuar çdo ndodhte është larguar, megjithatë nga hetimet rezulton si i përfshirë.

Emrat që janë zbuluar për policinë nga dëshmia e Tetë dhe janë aktualisht në kërkim specifikisht janë: Leonard Duka; Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nicë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *