• |
ide | kryesore

Krizë rezultatesh tek Tirana, por ka një arsye: çdo ndeshje me gjysmë formacioni

-Instant, Sport



Pesë pikë në pesë javë për Tiranën, shumë pak për një skuadër kampione në fuqi e me ambicje për titull, pankinë e ndryshuar e katër javë pa fitore. Një krizë e vërtetë rezultatesh që ka trazuar gjithë ambjentin bardheblu, por pas saj qendrojnë dëmtimet e rënda, që ndoshta janë faktori kryesor në situatën aktuale të kryeqytetasve, pa të cilat gjërat mund të kishin qenë ndryshe. Një skuadër me pika force e të cilës i ishte hequr vetëm potenca e një qendërsulmuesi si Ngo’o, e kishte imagjinuar sezonin me Ismailgeci, Kale, Torasa, Bathën, Celhakën, apo Tosevski, që duhet të zëvendësonte Dokën të larguar.

Por pikërisht këta të gjashtë humbën debutimin, në të cilën 25 herë kampionët morën fitoren e vetme në kampionat: 2-0 kundër Kukësit. Vetëm Batha i ardhur nga skualifikimi iu rikthye Egbosë për javën e dytë, ku humbja 0-1 me Teutën i lëkundi pankinën përpara se Korabi tia shpërbënte. Ardhja e Dedes në pankinë, jo vetëm që nuk solli askënd nga të munguarit, por largoi edhe Cobbinah, që u preferua të shitej nga drejtuesit e klubit. E kështu, numri i pedinave të munguara për Deden në debutimin në Shkodër shkoi në gjashtë bashkë me Hoxhallarin, Torassa, Kale, Celhaka e Tosevskin. Rezultati një humbje 3-2, që e bëri malore aventurën e teknikut, që edhe tre ditë më pas duhet të bënte pa Torassa, Kale, Tosevskin e Celhakën në 0-0 kundër Bylis.

Tre titullarë të padisponueshëm Tirana i kishte edhe në ndeshjen e fundit të barazuar 1-1 me Kastriotin, edhe pse tashmë skuadra ka nisur të marrë formën që i takon. Në pesë javë Tirana nuk ka luajtur asnjëherë me formacionin e saj më të mirë, ndaj dhe Dede shpreson që situate të fillojë të ndryshojë, duke nisur nga derbi me Partizanin, ku vetëm Kale e Celhaka do të jenë të padisponueshëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *