• |
ide | kryesore

Lezhë/ Kapen me bomba me telekomandë, arrestohen dy të rinjtë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar për shkak se akuzohen për trafikim të bombave me telekomandë drejt Malit të Zi. Të arrestuarit janë: Erol Çiçi, 33 vjeç dhe Mariglen Gruda , 30 vjeç (të dy të dënuar me parë). Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit Mariglen Gruda. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *