• |
ide | kryesore

Moody’s: Shqipëria pozicion të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” në Tetor 2020, Moody’s ka kryer rishikimin periodik për Shqipërinë, njoftoi Ministria e Financave.

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, ditën e djeshme, ka publikuar rishikimin periodik të saj për Shqipërinë, një qëndrim mbi pozicionin e vendit tonë. Pas renditjes më të fundit në vlerësimin në “B1” dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në muajin Tetor të këtij viti, agjencia thekson përsëri pozicionimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.

Ky rishikim periodik nuk ndryshon qëndrimin për institucionet dhe qeverisjen, duke rikujtuar pozitivisht angazhimin e vendit në procesin e integrimit në BE. Gjithashtu, konfirmon qëndrimin për faktorin ekonomik dhe fiskal, pas daljes së suksesshme në tregjet ndërkombëtare në 2020.

Në raportin e fundit të renditjes, Moody’s ka njohur efektet e pandemisë në ekonomi dhe ndikimin e pashmangshëm, por të përkohshëm negativ edhe në parametrat fiskalë. Megjithatë, kushtet e forta e të qëndrueshme ekonomike në vitet e fundit dhe përpjekja e përbashkët nga autoritetet për të luftuar ekonominë informale kanë përmirësuar tregun e punës.

Në korrik 2020, qeveria miratoi amendime të mëtejshme në Ligjin Organik të Buxhetit, duke përfshirë një rregull fiskal për një balancë primare të paktën zero duke filluar nga viti 2023 e në vijim. Agjencia ka vlerësuar konsolidimin fiskal dhe rikthimin në indikatorë makroekonomikë fiskalë pozitivë në vitin e ardhshëm.

Në vlerësimin e saj të fundit, (përpara një muaji) Agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%. Angazhimin drejt rrugës së Bashkimit Evropian dhe diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes prioriteteve politike dhe projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore, përfundon njoftimi i financave./monitor



5 Comments

  1. Cfare tregjesh nderkombetare se po cuditem. Cfare prodhon shqiperia qe eksportoj jashte?! Vetem krim dhe korrupsion prodhojme se per gjera te tjera jemi ne gjume..Ah po harrova dhe gjoksit i biem shume qe te shesim pordhe me rigon se jemi specie te rralla

  2. O njerez pse cuditeni? E dini kush tjeter eshte B1 Stabil i qendrueshem:
    Honduras, Kenya, Etiopia, Angola..Ai qe i kupton kete vleresin te agjensive te rating e din qe jemi per faqe te zeze se nuk ka bir investitori serioz te vi ne shqiperi.

  3. Me shifrat qe raporton Arben Ahmetaj,ka pasur mundesi qe kjo kompani ta raportonte A+A+A+ !
    Qendrueshmerine dhe seriozitetin ne bote te kesaj qeverie e shohin vetem organizmat mafioze te droges dhe jo vetem !
    Edvin Rama,shet çdo gje ne bote per te marre ndonje vlersim !
    Organizmat nderkombetare dhe ata qe jane ketu po so te tille jane thjesht bashkpunetor te nje bande kriminale me natyre Eskobari !
    Apo jo Kim……Jung ?Amerika nuk bashkpunon me kartele droge dhe as me varrmihes se lirive dhe te drejtave !Trafikantet,organizatat kriminale dhe sistemet e korruptuara nuk marrin OK ne Amerike ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *