• |
ide | kryesore

Tre operacione e një infeksion: Marquez, kampioni që nuk mbrojti dot titullin, mbetet në spital

-Instant, Sport



Marc Marquez nuk gjen paqe. Pas operacionit të tretë në krahun e thyer në rrëzimin e pësuar gjatë GP të Spanjës në MotoGP në 19 korrik, që u krye të enjten në 3 dhjetor në spitalin Ruber në Madrid, rikuperimi i tij është gjykuar në mënyrë “të kënaqshme” nga stafi mjekësor i Hospital Ruber Internacional, por ka nevojë për trajtim të mëtejshëm.

Nga një komunikatë e Hondës, zbulohet se “mbjellja e kryer gjatë ndërhyrjes me pseudoartrozë ka konfirmuar se kishte një infeksion të mëparshëm në frakturë” e kështu Marc Marquez, në javët e ardhshme do ti nënshtrohet “një trajtimi specifik me antibiotik”, duke mbetur i shtruar në spitalin e Madridit ku edhe u operua.

Marquez, që u dëmtua në 19 korrik, ka pësuar tre operacione në shpatullën e djathtë të frakturuar në Jerez: i pari në 21 korrik, në klinikën Dexeus në Barcelonë nga doktor Xavier Mir, me vendosjen e një pllake të fiksuar me 12 vida; i dyti në 3 gusht, gjithnjë nga doktor Mir, i nevojshëm për të zëvendësuar pllakën, i përkulur nga përpjekja për të hapur një dritare, por gjithashtu i goditur nga përpjekja e pilotit për tu rikthyer në pistë – pas aprovimit nga mjekët – për GP të Andalucisë, 4 ditë pas ndërhyrjes së parë; operacioni i tretë u krye të enjten, 3 dhjetor, por në Madrid – nga ekipi i udhëhequr nga Dr. Samuel Antuñ -, që konsiston në zëvendësimin e pllakës me aplikimin e një metode avangard për të përshpejtuar shërimin. Koha për ta parë atë në pistë është rreth 6 muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *