• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksidenti në Kamzë, policia arreston 19-vjeçaren dhe ngre akuza ndaj saj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në rrugën “Demokracia” në Kamzë ku humbi jetën një 22-vjeçare dhe u plagos shoferja 19-vjeçare. Të dyja vajzat po lëviznin me një makinë tip “Smart”, ku shoferja Deni Doku ka devijuar menjëherë rrugën duke u përplasur me një makinë tip “Benz” që po vinte me shpejtësi në krahun e kundërt.

Më pas “Smarti” është përplasur edhe me një makinë tjetër të parkuar, e cila ka rezultuar fatale për Alida Spahiun. Vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Policia tha se ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, e cila po drejtonte makinën tip “Smart” natën e aksidentit me pasojë vdekjen. Vajzat ishin mike me njëra-tjetrën. Ende nuk dihen arsyet se çfarë e shtyu Dokun të devijonte në korsinë e kundërt të rrugës në mënyrë të menjëhershme dhe pa parë makinën që po vinte përballë. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Fatkeqesia me e madhe!
    Marin patentat me mik e pastaj ndodhin keto aksidente,rruget e Tiranes jane bere shume te frikshme.
    Dhe me kryesorja eshte perdorimi i telefonit ne makine. Une jam shume i sigurt qe ka qene duke u mare me telefonin. Ne qarkullojme çdo dite neper rruget e tiranes,ku 80 % e drejtusve te makinave i shikon me tel ne dore
    Ngushullime familjes per humbjen e njeriut te tyre.

  2. Ajo as qe e ka pare fare makinen benz qe po i vinte perpara. Do ti kete patur syte diku tjeter dhe pa dashje i ka dale makina nga kontrolli.

  3. kjo duheshe ndaluar qekur beri aksidentin po si debile qe eshte beri video vetes e beri te madhe dhe e arrestuan direkt

  4. Fiks, duhet te rrinte ne heshtje dhe te bente pazar me oficerin e policise gjyqesore .. por si duket i hante shume pallaska per fame dhe aktrim, nje karuce e vogel shembull i brezit te kurvickave qe po rrit ky vend i dhjere!

  5. Une nuk e kuptoj se pse beni te gjith si eksperta duke prer direkt koka turku, duke e shajt dhe ofendu ate tjetren.
    Se pari ju nuk e dini dunamiken e aksidentit dhe as sinjalistiken perkatese te rruges ne ate vend.
    Po ta shikosh me vemedje videon me bejne pershtypje disa fakte:
    1. Rruga eshte mjaft e ndushte
    2. Makina Benz nuk po leviz ne qender te korsise se vet por eshte por eshte mjaft afer vijes qe ndan dy korsine.
    Kjo mendoj se ka ardhur si skak i rruqes se demtuar, dhe shoferi per te shmangur gropat ka devijuar pak ne ekstremin e tij te diathte.
    3. Makina Mercedes Benz Duket me shpejtesi relativisht te larte, por nuk mund te thuhet vetem nga kjo video.

    Une jam dakort qe nje pjese e mire e famrave te kesaj moshe i japin makines ne menyre te pa pergjegjshme, por gjithsesi nuk duhen paragyku.

  6. AS shikoje mire videon dhe do veresh qe ajo ne fillim merr djathtas dhe pastaj majtas qe te le pershtypjen e nje drejtuesi te pasigurte dhe pa eksperience.Benzi si dhe makina qe kalon pak perpaa benzit ne ate krahe ecen afer vijes pasi rruga ne krahun e djathte te tyre duket e demtuar.Kam pershtypjen qee dhe shoferi benzit se ka patur shume vemendjen tek trafiku pasi do ishte shmangur pak per te eliminuar perplasjen e forte. Gjynah te iki qe nje vajze kaq e re qe qenka si y;ll.

    1. Pse more 100 sy plus gazetarin që shkruan nuk arrini të shikoni që është te vizat e pandërprera e ne anën e majtë është një rrugë dhe ka shumë mundësi që donin të kalonin andej. Smart ka bërë veprimin që bëjnë të tërë në Albanistan marrin pak djathtas në mënyrë që ta marrin kthesën më mirë dhe pa dhënë sinjal. Nuk e ka llogaritur shpejtësinë e benzit përballë ose ka menduar që do ndalet. Drejtuesi/ja i/e benzit nuk e ka mendjen, i afrohet tepër mesit të rrugës pasi ka gropa përpara edhe pse është veprim shum i rrezikshëm dhe nuk ul shpejtësinë . Dhe në momentin e përplasjes nuk bën reagimin më të vogël për ta evituar. RIP për vajzën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *