• |
ide | kryesore

Deputetët e Kosovës i kërkojnë Mimi Kodhelit miratimin e rezolutës që dënon genocidin serb

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një delegacion i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetarja Mimi Kodheli, ka zhvilluar sot takime në Prishtinë me kryetaren e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. E pranishme ishte edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Negavci, e cila shkruan në faqen e saj në Facebook se “Në rrethanat që po kalon Kosova, adresuam dhe rëndësinë që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të mbështesë dhe miratojë Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë gjatë viteve 98-99, në vijë me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”.


Delegacioni shqiptar ka patur gjithashtu edhe një takim me anëtarët  e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.  Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, ka përsëritur gjithashtu kërkesën që “Shqipëria që të angazhohet që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë nëpërmjet së cilës dënohet gjenocidi i shtetit serb ndaj qytetarëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.


Ndërkaq, Mimi Kodheli, ka thënë se vizita e delegacionit nga Shqipëria po realizohet në një kohë jo të mirë për Kosovën, duke iu referuar arrestimeve të ish- drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ajo ka kërkuar koordinim më të madh përballë sfidave të reja, duke e pranuar faktin se Shqipëria, sikurse edhe Kosova nuk ka bërë aq sa duhet për zbardhjen e gjenocidit serb.

“Bashkë do të bëjmë shumë më shumë se sa deri dje. Kur ne jemi të ndarë, të tjerët janë shumë të fortë”, ka thënë Kodheli, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu