• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo ‘shkel me këmbë’ Barcelonën, PSG ndërpritet për racizëm (luhet nesër): ja tetë skuadrat e para të kualifikuara

-Instant, F1, Sport, Video



Janë përcaktuar tashmë zyrtarisht tetë skuadrat që do të shkojnë në 1/8 e Champions League, pavarësisht se PSG nuk e luajti ndeshjen e tij përballë Istanbul Basaksehir, ndërprerë në minutën e 10 për racizëm. Juventus jep spektakël në Kamp Nou dhe Ronaldo dominon sfidën me Messin, duke i marrë vendin e parë të grupit. Del jashtë kompeticionit Manchester United i mundur në Leipzig.

GRUPI E
Chelsea, i pari i grupit, barazoi 1-1 në ndeshjen e fundit përballë Krasnodar, duke i dhënë rusëve mundësinë për të shkuar në Europa League. Pikërisht kështu, sepse tashmë Krasnodar ka një pikë më shumë se Rennes. Avantazhit të minutës së 24 me Cabella, londinezët iu përgjigjën me penalltinë e Jorginhos. E dyta është Sevilla, që mposhti 1-3 francezët në transfertë, duke i dënuar ta mbyllin këtu aventurën europiane në këtë sezon. Tregolësh i Youssef En-Nesyri që mori në shtëpi topin e ndeshjes, duke e bërë të pavlefshme penalltinë e Rutter, katër minuta nga fundi.


GRUPI G
Barcelona-Juventus ishte ndeshja që vendoste të parin e grupit me bardhezinjtë që duhet të fitonin duke shënuar tre gola që tia dilnin. Në krahasim me ndeshjen e parë të humbur, italianët u prezantuan në Camp Nou me Cristiano Ronaldon që u bë protagonist menjëherë. Portugezi fitoi një penallti në minutën e 11 dhe realizoi përballë Ter Stegen. Bardhezinjtë gjetën edhe golin e dytë në të 21, një aksion fantastik që u finalizua nga McKennie në gjysëmkthesë. Juventus dominoi ndeshjen dhe shënoi edhe golin e tretë, me penalltinë e Cristian Ronaldos që i dha të drejtën të jetë e para e grupit. Në Europa League shkon Dinamo Kiev, që në ndeshjen tjetër mposhti 1-0 Ferencvaros të Uzunit me golin e Popov në minutën e 60.



GRUPI H
U luajt vetëm një ndeshje, por aq mjaftoi për të përcaktuar dy skuadrat e kualifikuara, por jo pozicionin final të tyre. Leipzig mposhti 3-2 Manchester United, duke e flakur skuadrën e Solskjaer nga Champions në Europa League. Angelino në të 2, Haidara në të 13 dhe Kluivert në të 69 ishin një makth që Djajtë nuk e kapërcyen dot, pavarësisht golave të Fernandes e Pogba. Gjermanët janë për momentin të parët me 12 pikë, por PSG e dyta me 9 nuk e ka luajtur ndeshjen. Në fakt ishte e pabesueshme ajo që ndodhi në Paris ku ndeshja me Istanbul Basaksehir u ndërpre pas 10° minutash për shkak të protestave të dy skuadrave pas një fraze raciste që arbitri i katërt i ka drejtuar sulmuesit të turqve Demba Ba, i ulur në pankinë. Lojtarët e Psg e Basaksehir kanë braktisur fushën e lojës për solidarietet ndaj kolegut të tyre, pas akuzave të sulmuesit ndaj asistentit të arbitrit Sebastian Coltescu. Ndeshja do të luhet nesër dhe në rast fitore do të jenë të besuarit e Tuchel që do të marrin vendin e parë të grupit…





CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
Chelsea 1 – 1 FC Krasnodar
Rennes 1 – 3 Sevilla
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
Lazio 2 – 2 Club Brugge
Zenit St. Petersburg 1 – 2 Borussia Dortmund
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
Barcelona 0 – 3 Juventus
Dynamo Kyiv 1 – 0 Ferencvaros
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Abd. Paris Saint-Germain 0 – 0 Istanbul Basaksehir
RasenBallsport Leipzig 3 – 2 Manchester United
*Me bold skuadrat e kualifikuara



1 Comment

  1. Idiot gazetar qe qenke…cr7 beri 2 gola me penallti qe i mori ekipi jo cr7 personalisht…..cr7 sonte me u dobti ne fushe..0 gjutje ne porte…0 driblim…0 passim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *