• |
ide | kryesore

Eurodeputetët debat në PE: Shqipëria ka nevojë për stimul

-Instant, Lajme, Të fundit



Eurodeputetët kanë debatuar në Parlamentin Europian për integrimin e Shqipërisë në BE, ku u prezantua draft-rezoluta për vendin tonë.

Disa prej eurodeputetëve kanë kërkuar që të ndihmohet Shqipëria në rrugën evropiane, pasi sipas tyre, është e padrejtë vënia e kushteve herë pas here.

Ata kanë shtuar se Shqipërisë i duhet dhënë një stimul, pasi njerëzit po humbasin gjithnjë e më shumë shpresën.

Pjesë nga diskutimet në PE:
Simecka Michal: Rruga e Shqipërisë në BE është ndikuar negativisht nga polarizimi politik. Shumë e rëndësishme është edhe Reforma Zgjedhore, përfshira e të gjithë liderëve politikë është mjaft i rëndësishëm. Bashkëpunimi i tyre është shumë i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Thomas Waitz: Nuk është aspak e drejtë që të vendosen herë pas here kushte. Ndihmojeni këtë vend, që të ecë përpara për hapjen e negociatave.

Hermann Tertsch: Është shumë e rrezikshme, nëse mendojmë se nuk do të kemi të ardhme, ndaj duhet të fillojmë t’i japim popullit shqiptar synimet që mund t’i arrijë, në mënyrë që të bëjnë përmirësime. Mund ta bëjmë këtë si stimul për të përmirësuar situatën në Shqipëri, pasi mungesa e shpresës është rritur shumë atje, edhe nga pandemia e koronavirusit, dhe që mund të ketë pasoja katastrofike në vitet në vijim.

Matuella Michela: Gjykata Kushtetuese është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ecë përpara dhe që të vendoset për Konferencën e parë ndërqeveritare. Duhet bashkëpunim mes forcave politike. E vlerësojmë Shqipërinë për përpjekjet e saj dhe gjithëpërfshirjen në bashkëpunimin rajonal. KE është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE.



2 Comments

  1. po ku karin e din kto ca bohet ne shqipri mo plak..ktyne i jepet zarfi me euro dhe shkrimin qe duhet te lexojn me ze te lart.. din kto gjykata kushtetuse; betimet te noterja qe shef filxhona; audi me skonto nga prodhusi etj etj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *