• |
ide | kryesore

Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës së kompanisë amerikane Pfizer

-Instant, Lajme, Planet



Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere gjermane BioNTech njoftuan të mërkurën se dokumenta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vaksinës për Covid-19 ishin marrë në mënyrë të paligjshme gjatë një sulmi kibernetik ndaj agjencisë rregullatore Europiane. Agjencia Europiane për Mjekimet (EMA), e cila vlerëson ilaçet dhe vaksinat për Bashkimin Europian, tha disa orë më parë se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se nuk besojnë të jenë kompromentuar të dhënat personale të pjesëmarrësve në prova dhe se EMA “ka ofruar garanci se sulmi nuk do të ndikojë tek koha për dhënien e vlerësimit për vaksinën”. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur ose si ndodhi sulmi, kush ishte përgjegjës ose çfarë informacioni tjetër mund të ishte komprometuar.

Vaksina Pfizer-BioNTech është ndër pretendentët kryesorë në një garë globale për të mposhtur Covid-19. Ajo tashmë po jepet në Britani, e cila javën e kaluar miratoi vaksinën për përdorim emergjent. Por vaksina është ende duke u studiuar nga Bashkimi Europian. EMA ka thënë se do ta përfundojë shqyrtimin e saj deri më 29 dhjetor, megjithëse ka thënë se kjo mund të ndryshojë. Deklarata e EMA-s jep pak detaje rreth sulmit, duke thënë vetëm se ajo po hetonte me ndihmën e organeve të zbatimit të ligjit. “EMA nuk mund të japë detaje shtesë ndërsa hetimi është duke vazhduar. Informacione të mëtejshme do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur”, tha agjencia në një deklaratë./ VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *