• |
ide | kryesore

Me atë që i ndodhi Liverpool, Klopp ndryshon mendje: “Var? Dikur mendoja se ishte ide e mirë”

-Instant, Sport



Ishte i sigurtë për vendin e parë në grupin e tij, por Liverpool kërkonte ta fitonte ndeshjen kundër më pak të kuotuarve të Champions League të Midtjylland. E megjithatë, rezultati i ndeshjes ishte barazim 1-1. Pas avantazhit fillestar të Salah, vendasit nuk hoqën dorë e falë edhe Var barazuan sfidën. Ishin disa situatat e kontestuara në të cilën është kërkuar ndërhyrja e teknologjisë, po shpesh tepër ngadalë. Të paktën kjo është ajo që beson Jurgen Klopp. Tekniku i Reds ka dashur të komentojë atë që ndodhi në sfidën e Champions duke hapur një polemikë të fortë sidomos në lidhje me tempizmin.

Shumë konfuzion e shumë kohë për të vendosur. Ndeshja mes Midtjylland e Liverpool ka parë Var protagonist. Në fillim një penallti për vendasit pavarësisht një pozicioni të mundshëm jashtë loje, pastaj, mbi të gjitha, episodi final që ndëshkoi Reds ose më saktë goli i anulluar Minaminos që nisi për kontrollin e një pozicioni jashtë loje e u transformua në një faull me dorë të Mané në fillim të aksionit.
“U desh shumë kohë për të vendosur”, tha tekniku i Liverpool sipas asaj që raporton Goal. “Nuk i kam parë replay, kështu që nuk e di nëse kam të drejtë apo gabohem. Por u deshën 3-4 minuta e me këtë të ftohtë për lojtarët është vërtetë e vështirë dhe e rrezikshme. I dëgjoj që tani njerëzit që thonë: ‘Zot i madh, po flet prapë për këtë?’ por u desh kohë e bënte vërtetë shumë ftohtë. Kjo nuk ndihmon!”.

E në fund: “Isha një nga ato persona që thoshin ‘po, Var është një ide e mirë’. Por nëse duhet të jem i sinqertë, nuk jam vërtetë i sigurtë se do ta thosha përsëri. Tani e kemi dhe duhet ta pranojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *