• |
ide | kryesore

Stresi sfidon policinë me video nga makina

Paparazzi, Slider



Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Mirëpo pavarësisht se lajmi i shpalljes në kërkim u bë publik, Stresi duket se nuk është shqetësuar. Madje reperi ka sfiduar gjithë policinë me një video nga makina. Ai ka ndarë në Instagram një video duke udhëtuar ndërkohë që këndon këngën e tij më të fundit “Archimed”.

Ditën e djeshme ai u shpreh se e kishte mik Klodian Rashën dhe se e kishte organizuar protestën bashkë me shok të tjerë të të ndjerit, që u vra nga një efektiv policie.

“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi. Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje”, deklaroi ditën e djeshme reperi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *