• |
ide | kryesore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thirrje kryeministrit: Të ndalohet dhuna ndaj punonjësve të medias

-Instant, Lajme, Të fundit

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Rama të ndëshkojë dhunën ndaj personelit të medias dhe gazetarëve gjatë ditëve të protestave.


Sipas tyre është e papranueshme që punonjës të medias të sulmohen edhe pse identifikohen si dhe të ndalohen teksa kryejnë detyrën.


“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë aktet e përsëritura të dhunimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia gjatë protestave të këtyre ditëve.

Eshtë e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen edhe pse u identifikohen policise, dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave janë sjellje arbitrare të policisë.

Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen cdo ditë si sjellje e pandryshuar e policisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën, pasqyrimin e asaj cfarë ndodh në protesta; të nxisin nxjerrjen e ndëshkimin e përgjegjësve të dhunës ndaj punonjësve të medias.

Në këtë rast, heshtja juaj është inkurajim i sjelljes së padenjë të policisë në shkelje të hapur të lirisë për të kryer detyrën në një shtet demokratik”, shkruhet në thirrjen e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë.

10 Comments

  1. KETA NUK KANE ZENE MEND . KETA PO RRAHIN DHE PO ARRESTOJNE CA U DEL PERPARA DHE CA JU ZE SYRI . KETAPUSHTA NUK KANE PER TA NDALUAR TERRORIN NESE NUK JU TREGOHET VENDI . KUJTOJNE SE KANE PUSHTETIN DHE PARATE DHE MUND TE BEJNE CA TE DUAN . DUHET REVOLUCION TOTAL NGA TE GJITHA ANET NE TE GJITHA DREJTIMET DHE NGA TE GJITHE NE . NDRYSHE ZINXHIRET E SKLLAVERISE NA PRESIN

  2. Shoqata duhet të vendosi rregulla mbi kryerjen e detyrës së gazetarve . Në protesta gazetarët duhet të veshin veshje fosforeshente me logon e medias dhe të mbajnë bexhe në vënd të dukshëm e jo të dalin pa mjet identifikimi . Kjo ësht shoqata e kukuvajkave që këndojnë nga bytha e SALI KURVË BERISHOVIÇIT

    1. Si e nxorre kete rregull, apo duke share e duke bere…Ca idiote si puna jote qe akoma nuk kane marre rrokullimen, do propozojne qe opozitaret, gazetaret etj te mbajne edhe ndonje gjashtekendesh te verdhe si cifutet ne kohen e hitlerit..

  3. Gjithashtu edhe qirja ne bythe pa kriter partiak. Ju qifshin qente, o policefshatareqytetaresigurimsaspiunakomunistainelektualeprovesoredekaneakademike qelbistanas!

  4. Jam skandalizuar duke parë në YOU TUBE një intervistë me Spartak Ngjelën.
    Ky sharllatan që bënte thirrje në 21 janar të 2011 që le të vriten edhe 1400 shqiptarë që të vijë Rama në pushtet, e dëgj.ova që në televizionin News 24 bënte thirrje për të masakruar protestuesit pas vrasjes së Klodian Rashës.
    Duke e shitur veten si zëdhënës të FBI amerikane, me një rracizëm të ndyrë ju drejtohej të rijve shqiptarë duke i quajtur halabakë që të mos ndjekin shembullin e zezakëve në SHBA
    Paturpësisht mburej se paska qenë ai që ja paska mbushur mëndjen ambasadores amerikane që të dënohen protestat e “malokëve”.
    Ju drejtohem shoqatave të gazetarëve shqiptarë që të dalin me një vendim të përbashkët për të ndaluar këtë sharllatan të flasë me këtë gjuhë kriminale tipike komuniste në mediat shqiptare.

  5. Note proteste.
    Ju pershendes të nderuar miq dhe ju uroj gjithe te mirat.
    Me falni për shqetesimin por ndjehm thëllësisht i indinjuar per nje veprim te denueshen qe nje person me emrin Kristo Muzaka
    i cili boton shkrime me fotografinë time ne gazetat e ndryshme dhe, konkretisht në ‘Gazeta Sot’
    e gjeni foton time në shkrimin; e personit në fjalë.’Në Rusi festohet edhe në 2020 dita e çekistëve’
    Ky person anonim dhe i pandërgjegjshëm ka hedhur dhe shumë shkrime të tjera me foton time.
    Ky është veprim I perseritur , dhe i dënueshëm. Ju, kam dërguar protesta redaksive të gazetave,
    aq më tepër personin që kryen këto veprime nuk e njoh dhe nuk e di kush është,
    por për fat të keq punonjësit e gazetave nuk e kanë vene yjet ne zjarr, mungesë serioziteti dhe përgjegjësive.
    Po ju drejtohem juve si miq, dhe aq me teper jetoj larg ne Toronto, Kanada.
    Me falni per shqetesim dhe shpresoj qe ky problem te kihet ne kondsiderate dhe, personi te vihet perpara pergjegjesise, ne rast te kundert, po pajtoj gjzkates ketu ne kanada dhe do ti drejtohem gjykates.
    Me respekt
    Kristaq Turtulli.
    Shkrimtar.
    Ambasador i Kombit

  6. Ju pershendes të nderuar miq dhe ju uroj gjithe te mirat.
    Me falni për shqetesimin por ndjehem thëllësisht i indinjuar per nje veprim te denueshen qe nje person me emrin Kristo Muzaka
    i cili boton shkrime me fotografinë time ne gazetat e ndryshme dhe, konkretisht në ‘Gazeta Sot’
    e gjeni edhe sot foton time në shkrimin; e personit në fjalë: Gjeopolitikë në kohë pandemie dhe lufta për vaksinim ndaj covid 19.
    Ky person anonim dhe i pandërgjegjshëm ka hedhur dhe shumë shkrime të tjera me foton time.
    Ky është veprim I perseritur , dhe i dënueshëm. Ju, kam dërguar protesta redaksive të gazetave,
    aq më tepër personin që kryen këto veprime nuk e njoh dhe nuk e di kush është,
    por për fat të keq punonjësit e gazetave nuk e kanë vene yjet ne zjarr, mungesë serioziteti dhe përgjegjësive.
    Po ju drejtohem juve si miq, dhe aq me teper jam larg e fal per shqetesim
    Me respekt
    Kristaq Turtulli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu