• |
ide | kryesore

Video / Serie A: Inter kalon ngërçin Champions dhe mund Cagliari. Triumf i Romës, buzëqeshin Napoli dhe Atalanta

F1, Sport



Janë luajtur katër sfidat e para të javës së 11-të të Serie A.

Pas dështimit në Champions League, Inter rifilloi në kampionat me një fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A. Në Arena Sardegna, skuadra e Conte mundi Cagliari 3-1 në një rikthim duke ushtruar presion te Milani. Në pjesën e parë janë zikaltrit ata që luajnë ndeshjen, por Cragno është i pamposhtur dhe Sottil (42 ‘) zhbllokon ndeshjen me një goditje të bukur të majtë. Gol të cilit në pjesën e dytë zikaltrit u përgjigjën me një goditje me të djathën nga Barella (77′), një me kokë nga D’Ambrosio (84′) dhe një kundërsulm nga Lukaku (94’).

Për Napolin ëshë fitorja e parë në “Diego Armando Maradona”, fitore shumë e vuajtur por e merituar: Sampdoria në avantazh në pjesën e parë me Jankto në kundërsulm, një revolucion i vogël taktik i Gattuso gjatë pushimit dhe një reagim i madh i skuadrës së kaltër, e cila arriti të barazojë me Lozano dhe të shënojë golin e fitores me Petagna: pikërisht dy lojtarët e futur në lojë pas një pjese të parë zhgënjyese.

Pasdite spektakolare për Romën që festoi në Dall’Ara kundër Bolonjës së Mihajloviç, duke fituar 5-1 në një ndeshje të arkivuar tashmë që në pjesën e parë. Autogoli i Polit nisi goleadën e verdhekuqve për të vijuar me finalizimet e Dzeko, Pellegrini, Veretout dhe Mkhitaran para pushimit. Ideja e vetme nga Bolonja erdhi falë autogolit të ngathët të Cristante, kur rezulati ishte 3-0 për romanët.

Atalanta gjen përsëri një buzëqeshje në kampionat duke mposhtur Fiorentinën 3-0 në Gewiss Stadium. Një sukses i qartë për ekipin e Gasperini, i cili hoqi dorë nga Papu Gomez, i cili e kaloi të gjithë ndeshjen në stol. Golat për skuardrën e Atalantës u shënuan në minutën e 44 të nënshkruar nga Gosens, Malinovskyit në minutën e 55′ dhe Toloi me kokë në 18′.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *