• |
ide | kryesore

Covid-19 në botë/ Shifrat e të infektuarve tejkalojnë 70 milionë persona

-Instant, Lajme, Planet



Rastet e konfirmuara që nga shfaqja e Covid-19 në Wuhan të Kinës një vit më parë ka kapur shifrën e 72 milionëve. Vetëm dy javë pasi kapi shifrën alarmante të 60 milionëve, numri i të infektuarve ka arritur një rekord të ri. Kjo shiër konfirmon ritmet alarmante dhe të përshpejtuara të infektimeve në të gjithë SHBA-në, Europën dhe në pjesë të tjera të globit.

SHBA ende ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me më shumë se 15.7 milionë, e ndjekur nga India me rreth 9.8 milionë dhe Brazili i cili ka konfirmuar gati 6.8 milionë deri më tani. Numri global i të vdekurve është afër 1.6 milion, me SH.B.A. që përbën gati një të pestën e viktimave. Europa po përpiqet gjithashtu të përmbajë një valë të dytë të pandemisë me numra përherë në rritje dhe spitale të tejmbushura përtej kapaciteteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *