• |
ide | kryesore

Nis në SHBA aplikimi i vaksinës kundër koronavirusit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të hënën në Nju Jork u bë vaksina e parë kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që shënon një kthesë kritike në përpjekjet për të kontrolluar virusin vdekjeprurës.

Vaksinën e parë të kompanisë Pfizer në bashkëpunim me BioNTech e mori Sandra Lindsey, punonjëse e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit.

Zonja Lindsay është infermiere e njësisë së terapisë intensive në Qendrën Mjekësore Hebraike në zonën Long Island, të Nju Jorkut që ishte epiqendër e hershme e shpërthimit të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Vaksinimi u përshëndet me duartrokitje në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku ishte i pranishëm virtualisht Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

“Nuk ndjej ndonjë gjë ndryshe nga marrja e një vaksine tjetër,” – tha Lindsay. “Ndjehem me shpresë sot, e lehtësuar. Më duket sikur ka filluar shërimi. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme në historinë tonë. Dua që t’i përçoj bindjen publikut se vaksina është e sigurt.”

Pak minuta pas vaksinimit të zonjës Lindsay, Presidenti Donald Trump shkruajti në Twitter: “Vaksina e Parë. Urime SHBA! Urime BOTË!”

Northwell Health, sistemi më i madh shëndetësor në New York, administron disa nga spitalet e përzgjedhura në Shtetet e Bashkuara që do të japin vaksinat e para të hënën.

Vaksina, e zhvilluar nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, mori miratimin për përdorim emergjent nga rregullatorët federalë të premten pasi u provua të ishte 95% efektive në parandalimin e sëmundjes gjatë provave klinike.

2.9 milion dozat e para filluan të transportoheshin në qendrat e shpërndarjes përreth vendit të dielën, vetëm 11 muaj pasi Shtetet e Bashkuara dokumentuan infeksionet e tyre të para me COVID-19.

Deri të hënën, Shtetet e Bashkuara kishin regjistruar mbi 16 milionë raste dhe gati 300 mijë vdekje nga virusi. /VOA



1 Comment

  1. Ja nje idiote e dobishme e sistemit! Edhe tjetra, po e bere beje per vete, pse e reklamon? Qe te na mbushesh mendjen neve te tjereve?!…Tani fli e qete se helm te kane futur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *