• |
ide | kryesore

“Heshti tre ditë rrugëve të Nju-Jorkut, kthehen tani në vendin e krimit”/ Basha: Rama e shiti Lleshajn për të ruajtur lëkurën e tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar vizitën e tretë të kryeministrit Edi Rama në familjen e të ndjerit Klodian Rasha. Vizitën e kreut të qeverisë në familjen Rasha kreu i PD-së e konsideroi “kthim në vendin e krimit”, një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje.

“Pengu i oligarkëve, tre ditë rrugëve të Nju-Jorkut nuk gjeti një minutë për familjen e Klodian Rashës dhe tani kthehet në vendin e krimit. Me poshtërimin e gjakut të viktimës, në tentativën për të fajësuar opozitën për dështimin e shtetit të tij. Tre ditë heshti, pse heshti?! Sepse besoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje. Komunikatat nuk dalin pa firmën e Drejtorit të Policisë. Derisa zemërata qytetare i erdhi te dera e zyrës, dhe aty doli instikti i njeriut të vërtetë… Është i gatshëm të shesë këto për të ruajtur lëkurën e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshajn”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.



4 Comments

  1. SHITI LLESHAJ PER TE MBROJTUR LEKUREN E TIJ ??????

    Kujt po i flet ? Naiveve ?

    Pse cfare do beje ti nese nuk do jepte dorheqjen Lleshaj ? Do ta rrezoje me ca minorene qe e kane gjysmen e trurit te djegur nga kanabisi ?
    Keta te PDs kane shume probleme ne komunikimin me publikun . I marrin njerzit per debila.
    Po mos ta hiqte Lleshajn si minister i brendshm, do ‘linte lekuren ‘ Rama ??

    O njerez,, jo nje minister, por sikur i gjithe kabineti ministror te zevendesohet, nuk bie qeveria.
    Deklarata te pa llogjikshme

  2. Spo kerkon njeri te bjere qeveria por te bjeri Ardi Veliu dhe dirgjenti i tij Ramazan Rama per makinacionet per ta nxjerre viktimen fajtor dhe duke e mbrojtur psilliqet e tyre me kokefortesi. Qeverine le ta mbaje PS-ja deri kur ta mbaroje mandatin.

  3. Ore, ti ne krye paske qene i cudicem. Po te ishte zbatuar kjo norme kur Lul bythka ishte minister i brendeshem pra Sala ta kishte shitur (ashtu sic e interpreting bythka) ku do ishte ai sot?
    Po sikur larg qofte 21 Janari te meret ne hetim perseri nga SPAK-ku si do te perfundonte Lul bythka nese Sala do ta shiste duke ia faturuar gjithcka atij!?
    A e kupton ti kodin mafioz te politikaneve?

  4. Lul Hollandezi vrau 4 vete kur ishte minister i mbrendshem. As nuk u dorzu e as dha doreheqjen.
    Komandanti gardes ne ate kohe per turp te zotit ndroi tyten e pistoletes si me pas qen anetar i bandes se Lul Berishes.
    Shefi Lulit e quajti prokuroren lavire bulevardi.

    Tani Luli del e komenton doreheqjen e Lleshajt!!!!

    Lul Basha qe i shpetoi gjykimit se ishte me grip. Lul Basha qe u bo kryetar bashkije me vota te vjedhme diten per diell. Lul Basha qe eshte kryetar i PDs me vota te vjedhme dhe pa asnje merite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *