• |
ide | kryesore

Del sondazhi/ Shqiptarët të zhgënjyer nga qeveria dhe politika

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Instituti Shqiptar për Demokraci e Ndërmjetësim dhe Instituti Demokratik Amerikan publikuan sot një sondazh mbi angazhimin politik në Shqipëri, ku shprehet një zhgënjim në rritje i qytetarëve ndaj qeverisë dhe politikës.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve ndjehen të shkëputur e të papërfaqësuar si nga qeveria edhe nga politika, dhe shprehin pakënqësi në rritje ndaj tyre.

Sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim së bashku me Institutin Demokratik Amerikan zbuluan për zhgënjim në rritje të shqiptarëve ndaj qeverisë, opozitës dhe nga mungesa e transparencës së tyre për financimet.

Sipas Sondazhit të publikuar sot, shqiptarët pohojnë se janë të papërfaqësuar dhe të shkëputur nga qeveria dhe nga opozita dhe 2/ 3 e të anketuarve shprehin pakënaqësi në rritje ndaj tyre.

Më shumë se 2/ 3 e qytetarëve nuk marrin dot informacion dhe politika qëllimisht fsheh të dhënat se kush i financon fushatat zgjedhore dhe kandidatët përkatës dhe si shpenzohen këto para.

Qytetarët pohuan se ata e shohin më shumë veten të angazhuar në nisma qytetare se sa në nisma politike.

Votuesit e pavendosur shumica ndjehen të papërfaqëuar nga partitë politike dhe pjesa tjetër mendojnë se partitë politike nuk i kanë mbajtur dhe nuk i mbajnë premtimet e tyre parazgjedhore.

Qytetarët ndjehen të papërfaqësuar nga partitë politike dhe shprehin zhgënjim nga qeveria dhe opozita, ndërsa gadishmëria e tyre për të marrë pjesë në votime ka rënë me mbi 20 për qind.

Angazhimi partiak i qytetarëve ka pësuar rënie nga viti në vit, e përkundër kësaj shihet një angazhim në rritje për t’u përfshirë në çështje komunitare, që u interesojnë drejtpërdrejt.

Qytetarët janë shumë kritikë për transparencën e parlamentit; vetëm 3 nga 10 të anketuar pohojnë se parlamenti ka qenë transparent vitin e fundit, kur edhe nisi pandemia Covid-19.

Në një masë të madhe ata janë pro votimit drejtpërdrejt të kandidatëve për deputetë në zgjedhje, se sa për listat e mbyllura të partive, duke kërkuar të eleminohet ndikimi mbi listat i kryetarit të partisë, si dhe të përmirësohet përgjegjësia dhe llogari-dhënia në parlament.

Të rinjtë shprehin interesin më të ulët dhe informimin më të pakët ndaj politikës; ata janë pak të interesuar për programet e partive politike, për parlamentin dhe akoma më pak për deputetët.2/3 e qytetarëve thonë se informacioni është i rëndësishëm për ta, por nuk e marrin dot.

Ata pohojnë se mungesa e informacionit mbi financimin e partive politike ushqen korrupsionin.

Për shumicën e institucioneve ka një rënie të njohurive dhe informacionit publik nga qytetarët.

Të anketuarit shprehin shqetësim se politika dhe vendi drejtohet nga nje grup i vogël njerëzish dhe nuk ka hapësira për individë të talentuar dhe me integritet. /VOA



5 Comments

  1. Për cilën opozitë e ka fjalën ky “sondazhi” ?
    A mos e ka fjalën për “opozitën e kërpëratës” apo opozitën marksiste – leniniste ?

    1. Sondazhi e ka fjalen per Qeverine e jo opoziten. Por ky eshte nje sondazh kazani, sondazh ben Carlesha Bolinesha:).

  2. Qe kete qeveri nuk e duan shumica dermuese e shqiptareve kjo ska nevoje per anketime, qe kjo qeveri do iki ne zgjedhjet e ardhshme dhe kjo dihet, qe Pd do mari qeverine edhe pse se meriton dhe kjo dihet se ne loje nuk ka lojtar tjeter.
    Mbaj mend parullat e viteve 90 “Gezim Kellufin veme kryeminister e komunistet te largohen”. Gezimi ishte nje antikap mendor ne Tirane. Ndjese qe ja permenda emrin.

  3. Politika dihet, por sondazhet te behen per gjendjen aktuale jo te kamufluara. Sondazhi duhet te jete i qarte: “a i ka realizuar pritshmerite e ligjshme qeveria ne detyre per 7 vjet”, sepse, politika eshte term i pergjithshem, nderkohe qe qeveria aktualisht, me faj ose pa faj opozites, ka 2 pushtetet ne dore, legjislativin dhe ekzekutivin, te duja nen pushtetin absolut te KM ne detyre. Kur te filloje fushata, pastsj te behet sondazhi per partite qe garojne vecmas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *