• |
ide | kryesore

Fushata e Laportës lidhet me Messin: “Do bëjmë gjithçka për ta mbajtur”

-Instant, Sport



“Do të përdorim të gjithë kapacitetin tonë në mënyrë që Messi të qendrojë me ne. Shitja e Cristiano Ronaldo nga ana e Real Madrid pati të tjera rrethana. Cështja e Leos është unike. Do të ishte një nga të paktët lojtarë si Pele’ që ka luajtur vetëm në një skuadër. Leo nuk bazohet vetëm tek paratë. Do të ketë një propozim të mirë ekonomik por nuk do të arrijmë atë që klube të tjera mund ti ofrojnë. Kam një raport të mirë me Leon. E do Barcelonën”. Kështu ka deklaruar Joan Laporta, ish-numri 1 i Barcelonës (nga 2003 në 2010) e kandidat për presidencën e klubit blaugrana, në një intervistë të dhënë për Radio Marca.

“Jam i bindur se Messi është në pritje të një presidenti të ri, ai e di që nëse i premtoj një skuadër kompetitive, e mbaj fjalën, e di se jam i besueshëm për të. Tani nuk është momenti për të folur për Messi e për të bërë këtë duhet të jem president”, ka përfunduar Laporta, që dukshëm e ka lidhur zgjedhjen e tij në krye të blaugranave me qendrimin e Lionel në Katalonjë, gjë që për momentin duket pothuaj e pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *