• |
ide | kryesore

Plagosja e ish-boksierit shqiptar në Athinë, flet biznesmeni grek: Djali im u gjend në vendin dhe kohën e gabuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga atentati që iu bë ish-boksierit shqiptar mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Djali i biznesmenit të njohur Jorgos Leventakis, është një prej dy të arrestuarve.

Biznesmeni ka folur për Protothema dhe ka mohuar që i biri të ketë gisht në plagosje, duke thënë se ai ishte thjesht në vendin dhe kohën e gabuar.
“Jani ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Djali nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. As nuk dhunoi, as nuk qëlloi. Ai nuk kishte as armë. Kishte vetëm një shumë të madhe parash. Ndërsa personi tjetër është nipi im, dhe punon në ndërmarrjen time. As ai nuk e njeh shqiptarin”, tha biznesmeni grek i cili është pronar anijesh.

Sipas tij, i biri kishte shkuar vetëm për të blerë një makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *