• |
ide | kryesore

Senca gjyqësore në Vlorë shkel çdo masë anti-Covid, mbi 50 veta në sallë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



27 të arrestuar, gjyqtarë, prokurorë dhe forca të shumta policie. Këto janë pamjet që vijnë nga seanca e sotme gjyqësore ndaj 27 personave që u arrestuan në aksionin e gjerë anti-drogë të dy ditëve më parë.

Kjo është një shkelje e qartë e aktit normativ për masat anti-Covid, ku mes të tjerash parashikohet se nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona.

Lexo më tej: Policia për aksionin e madh në Vlorë: 27 persona të arrestuar, mbi 120 kg drogë e sekuestruar 

27 të arrestuarit duhet të futeshin një e nga një. Nuk dihen arsyet e këtij nxitimi, por futja e mbi 50 personave në një sallë është shkelje me të dyja këmbët e udhëzimeve të qeverisë. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *