• |
ide | kryesore

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Sandër Lleshit dhe emërimin e ministrit të ri të Brendshëm.

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi. Kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Sandër Lleshit nga detyra si ministër i Brendshëm, e gjithashtu shkarkimin e Çuçit nga ministria e Bujqësisë.

Një ditë më parë, Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha së ishte njohur nga mediat për ministrat e rinj dhe do të përgjigjej sa më shpejt me dekret. Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjecari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen. Kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa një ditë më parë njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *