• |
ide | kryesore

Vettingu në drejtësi/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Vlorës, Florjan Kalaja

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Vlorës, Florjan Kalaja. Në seancën e zhvilluar mëngjesin e sotëm, ai ka rezultuar i pastër në 3 shtyllat e vettingut, pasuria, pastërtia e figurës dhe integriteti profesional.

Florjan Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar edhe si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *