• |
ide | kryesore

Video/ “Morata më nervozoi”, Pirlo justifikon vetëm Ronaldon: “Edhe ai mund të gabojë”

-Instant, Sport, Video



“Bëmë një ndeshje të mirë, luanim kundër një skuadre të fortë e me shumë ritëm. Luajtëm të barabartë, por kur duhet të bëjmë kapërcimin, si këtë herë… Duhet të merrnim rezultatin, ndërkohë që kemi mëkatin e neglizhencës e nuk arritëm të fitonim ndeshjen”. Kjo është ajo që ka analizuar tekniku i Juventus Andrea Pirlo pas barazimit me Atalantën në Allianz Stadium. “Në disa raste ishim shumë të ngadaltë të qarkullonim topin, në të tjera donim të vertikalizonim menjëherë kur ata ishin të mbyllur prapa”.

Pirlo nuk e fsheh hidhërimin: “Krijuam shumë por nuk arritëm ta mbyllnim. E kur e lë ndeshjen në fije të perit mund të ndodhë gjithcka. Gabimi i Ronaldos nga pika e bardhë? Mund të rastisë, ndonjëherë ndodh. Eshtë mëkat sepse do të na kishte ndihmuar të merrnim rezultatin”. Në lidhje me lënien jashtë formacionit sërisht të Dybala, tekniku ka sqaruar: “Janë cështje mes shoqërisë e lojtarit. Unë jam trajner, mendoj vetëm të stërvis skuadrën në fushë”.

Tekniku bardhezi nuk mund të mos komentonte gabimin flagrant me portën bosh të Moratas: “Më nervozoi sepse nuk mund ti lejojmë vetes nga këto toleranca. Sidoqoftë bëri një ndeshje të madhe, këto gjëra ndodhin. Zëvendësova atë e jo Ronaldon sepse kishte bërë mirë deri në atë moment e u nervozua nga rasti i humbur, duke marrë edhe një të verdhë. Nuk kisha dëshirë të humbisja një tjetër lojtar për skualifikim”.

https://www.youtube.com/watch?v=-Pc5dSNT44s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *