• |
ide | kryesore

Drejtori i Zhvillimit të GeoVax: E pamundur që Shqipëria të nisë vaksinimin në shkurt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arban Domi, drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta të SHBA thotë se është e pamundur që Shqipëria të nisë vaksinimin që në muajin shkurt. Në një intervistë për ABC ai tha se Shqipëria do të ketë fillimisht një numër të vogël dozash që do t’i vijnë si donacione, duke përjashtuar mundësinë që në shkurt të nisë vaksinimi i të moshuarve, sikurse është premtuar nga autoritetet shëndetësore në vend.

“Vendet si Shqipëria mund të kenë një numër të vogël vaksinash në fund të semestrit të dytë. Duhet të jemi realistë, 1.5 milion doza është e pamundur. Pyetja e parë është kur do fillojë vaksinimi. Rëndësi ka sa doza do të vijnë.

Do ketë disa doza në muajin Janar dhe në Shkurt, por do të jenë simbolike. Do jenë në formë ndihmash dhe jo kontratash. Vaksinimi i pensionistëve është i pamundur të nisë në muajin shkurt” – tha Domi i cili tha se sistemi COVAX ku bën pjesë Shqipëria është ende prapa me prodhimin e vaksinave.

“Nga informacioni që kam, kontrata që ka Shqipëria është me COVAX. Ajo ka para-kontrata me shumë kompani. Astra Zeneca është njëra prej tyre. Asnjë nga kompanitë që ajo që ka një para-kontratë nuk kanë shenja për shpërndarje para 3-mujorit të tretë të vitit të ardhshëm. Edhe në atë kohë do të jenë numra të kufizuar. Prodhimi mujor është më i rëndësishmi” – tha Domi.

Ai u shpreh se nuk duhet krijuar panik nga rastet e reaksionit tek personat që kanë marrë vaksinën për COVID në botë duke theksuar se efektet për momentin janë afatshkurtra. Vetë Domi është duke punuar për vaksinën GeoVax e cila është një fazë ende të hershme.

“Për momentin jemi duke testuar 3 vaksinat tona në kafshë. Në fund të janarit dhe në mes të shkurtit do kemi rezultat përfundimtare dhe do nisim testimet klinike” – tha ai. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. ti ne vend te akuzosh Lidherin shan ate qe ben informacionin..Te lindur budallenj meriton te ngordhesh bashke me te rilindurit!

  1. Aman sillini nja dy vaksina ne 24 Prill BATARDIT TE KRISTAQIT DHE KETIJ BASTARDIT KOMUNIST KOMENTUES MË LART!

  2. Mesa po thote ky, ne vitin tjeter e marrim kete vaksines..Deri vitin tjeter ekonomia ne krize, njerezit te frikesuar, spitalet plot, shkollat bosh dhe ..rrofte qelbesiresia e tij..KRM-a

  3. Nuk eshte lajm ky, sidomos tani, pas 7 vitesh gjithecka, sepse gjithcka ka qene e eshte e pamundur per shqiptaret. Keshtu qe zoti, se pari i zgjofte nga gjumi, e se dyti ju ruajt shendetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *