• |
ide | kryesore

Edhe Rozana Radi rrëfen eksperiencën me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë Rozana Radi rezultoi pozitive me Covid-19. Në fakt ajo kreu 2 teste dhe njëri prej tyre rezultoi negativ e më pas tjetri pozitiv. Rozana tregoi se menjëherë ishte karantinuar pas përgjigjes së dytë dhe se po merrte mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë ajo vazhdon ende të qëndrojë e izoluar në shtëpi dhe siç duket eksperienca e saj me Covid-19 nuk ka qenë shumë e lehtë. Radi ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram një intervistë virtuale dhe dikush prej tyre është interesuar për shëndetin e saj. Rozana ka treguar se tani ndihet pak më mirë, por ditët e para ka pasur disa shqetësime si dhimbje koke apo djegie trupi. Ajo ju ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, sepse sipas saj koronavirusi nuk është shaka.

“Jam qëndrueshëm! Ditët e para ki kisha të tmerrshme me dhimbje të forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”, shkruan Rozana.

Përpara saj, rezultoi pozitive me Covid kolegia e emisionit “Boom”, Fiori Dardha. Edhe ajo po ashtu është izoluar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe emisionin e investigativ e kanë drejtuar Erion Korini dhe Rudina Dembacaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *