Jeni kuriozë të dini se si është Kate Middleton kur nuk ndodhet në publik? Ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar, pavarësisht gjithë rregullave e protokolleve mbretërore, dukesha është e qetë dhe sillet si çdo nënë. Një burim tregoi për People më shumë për jetën e dukeshës prapa dyerve të mbyllura dhe duket se ajo është thjesht një nënë normale e zënë duke u marrë me fëmijët. Burimi thotë se Kate është shumë e qetë në shtëpi dhe se famlija e tyre është një familje normale, me fëmijë që vrapojnë përreth dhe bëjnë rrëmujë. Nuk ka protokolle dhe përkulje. Gjithashtu burimi shtoi se ajo është një nënë shumë e sigurt dhe me autoritet. Nëse fëmijët nuk veprojnë ashtu si duhet, ajo i qorton. Ndërsa kur bëhet fjalë për stilin personal të Kate në shtëpi, ajo është e thjeshtë, i mban gjithmonë flokët të kapura bisht.
“Ajo është ose me rrobat e saj të palestrës, ose me një fustan dhe atlete, shumë pak grim. Gjithmonë duke kërkuar ndjesë dhe me nxitim, pasi është vonë për të shoqëruar fëmijët në shkollë. Thjesht, jeta e një nëne që punon dhe ka tre fëmijë të vegjël – vetëm se bën një lloj pune ndryshe nga shumica,” –rrëfeu burimi.
Po i njëjti burim shtoi gjithashtu se Kate dëshiron t’i mbajë fëmijët e saj me këmbë në tokë dhe nën kontroll, dhe se ajo dhe William janë në thelb si çdo çift tjetër.