• |
ide | kryesore

Publikohet pjesa e tretë e dokumentarit të Loredanës

-Instant, Paparazzi, Slider



Ashtu sikurse pritej Loredana ka publikuar ditën e sotme pjesën e tretë të dokumentarit, ku ka folur rreth fillimeve të karrierës së saj dhe planeve për të ardhmen. Në këtë pjesë të dokumentarit shfaqen edhe njëra nga motrat dhe njëri prej vëllezërve të Loredanës, të cilët rrëfejnë pasionin e saj për muzikën dhe vështirësitë që ka kaluar për të arritur sot majat. Ata tregojnë se e kishin vërejtur talentin e saj që në fëmijëri, por ajo nuk e kishte shprehur kurrë dëshirën për tu bërë pjesë e kësaj industrie. Në këtë pjesë artistja tregon se periudhën e karantinës e kaloi bashkë me vajzën, ndërsa thotë se ka qenë aktive edhe në TikTok. Bashkëpunëtorët e saj kujtojnë suksesin e projektit të parë të Loredanës dhe projektet tjera që pasoi. Sakaq, në këtë pjesë thuhet edhe se reperja pritet të publikojë disa projekte të reja në janar e shkurt, ku siç duket do vijë edhe bashkëpunimi i shumëpritur me Mozzik. Më 25 nëntor u publikua pjesa e parë e dokumentarit. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet. Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani. Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”- janë këto fjalët e Mozzik për reperen. Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë. Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme. Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër. Disa ditë më parë u raportua se Mozzik dhe Loredana kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani. Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *