• |
ide | kryesore

Tjetër përzgjedhje historike/ Joe Biden cakton ministre një amerikane autoktone

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri një zgjedhje tjetër historike për kabinetin e tij, duke vendosur të emërojë në krye të Departamentit të Brendshëm, Deb Haaland. Nëse do të konfirmohet në Senat, 60-vjeçarja do të bëhet e para banore autoktone që emërohet në një post kaq të lart në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Deb Haaland do të jetë në krye të agjencisë që mbikëqyr tokat publike të vendit. Haaland  e ka prejardhjen nga fisi indian “Laguna”.

“Një zë si i imi nuk ka qenë kurrë sekretar i kabinetit ose në krye të Departamentit të Brendshëm”, tha Haaland në Twitter.

Por administrata Biden duket se do të ketë shumë risi. Duke filluar nga Kamala Harris që është gruaja e parë zv/presidente me ngjyrë, Janet Yellen, femra e parë në krye të Thesarit, Lloyd Auster, i pari afro-amerikan që merr Pentagonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *