• |
ide | kryesore

7-vjeçari vrau të atin polic/ Dëshmia e punonjësit të bilardos: Më ra të fikët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Roland Bicerri efektiv i FNSH-së, humbi jetën sot pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi atë aksidentalisht për vdekje me armë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik në një lokal.

Mësohet se djali i tij i mitur ka marrë armën teksa i ati po luante bilardo dhe e ka shkrepur aksidentalisht, por plumbi ka rezultuar fatal për efektivin Roland Bicerri. Njëri prej punonjësve të bilardos thotë se gjithçka ndodhi papritur.

“Po bënim muhabet në banak vetëm kur dëgjojmë krismën. Ne ishim larg me tavolinën e viktimës. Në banak ishim 2 persona, ndërsa në tavolinën e tyre 3 a 4 persona. Nuk dimë asgjë çfarë u bë pastaj se na ra të fikët” – tha ai. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Si eshte e mundur!?
    Femija ose ka ditur ta perdori armen ose i ati e ka mbajtur me fishek ne goje. Pa hyre ne gjyna ne te dy rastet fajtor eshte viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *