• |
ide | kryesore

Ç’ndodh për festa? Shtrëngohet dara e kufizimeve anti covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtrëngim më i fortë i masave të izolimit. Si në shumë vende të Europës edhe Shqipëria po ndrmerr në prag të festave kufizime të orareve të lëvizjes, reduktim të shërbimeve dhe anullim fluturimesh për linjat ajrore. Kështu komiteti i ekspertëve ka vendosur për shtimin e kohës së shtetrrethimit i cili nuk do të jetë më nga ora 22 00 deri në 05 00. Në periudhën nga dita e krishtlindjeve e deri sa të përfundojnë ditë e festësë së vitit të ri, pra 24 dhjetori deri në datën 5 janar, orari i mbylljes do të jetë ora 20:30 deri në orën 6:00. Kufizimi për këto orare do të jetë i vlefshëm edhe për baret dhe restorantet si dhe fasfudet që shërbejnë ushqim (duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery).

Duket qartë se këto masa nuk po merren për shkak të ndonjë vale rritjeje të pandemisë që ka ardhur në huje sepse në vetënd këtë të hënë numëroheshin vetëm 10 të vdekur. Ato më shumë janë preventive nga fakti i njohur se festat e gjata familjare, daljet me dyndje nëpër lokale i japi hov shtimit të infektimeve. Këtë gjë e vërteton edhe fakti se tani për tani Komiteti i Ekspertëve ka deklaraur kthim në regjimin e mëparshëm në javën e dytë të janarit: “Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”.

Lexo me tej:

422 raste të reja me Covid në Shqipëri, 10 jetë të humbura

Por një tjejtër masë e marrë nga qeveria Shqiptare, që reagoi një ditë më pas se shumë vende të tjera europiane është edhe mbyllja e fluturimeve nga e marta për linjat ajrore me Britaninë. 

Pasi kryeministri Boris Johnson shpalli ekzistenëcën e një pas mutacionit të ri të koronavirusit, që është evidentuar në Londër dhe që mendohet se është është shumë më infektues se sa variantet e deritanishme (deri 70 % mendohet aktualisht) Tirana vndosi: ‘Pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, date 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar”. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Ende nuk dihet se sa do të zbatohet dhe kontollohet kjo mënyrë karantinimi dhe se si do të identifikohen ata që nisen nga Londra duke përdorur si tranzit një vend të dytë, por së paku formalisht qeveria quhet se i ka marrë masat.

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

Por gjithësesi, sado që të rëndohet situata duket se në duelin mes shëndetit dhe ekonomisë, qeveria ka vendosur ti japë prioritet të dytës, duke përjashtuar një mbyllje totale të dytë si ajo që përjetuam prnverën e kaluar. 

Një karantinë e dytë do e fuste ekonominë e vendit në një trajektore negative për disa vite deklaroi ministrja e Financave Anila Denaj në Report TV: “Do ishte e pamundur për t’ja dalë për disa vite nëse do të kishim një mbyllje të dytë të ekonomisë. Ajo do të ndikonte për disa vite dhe jo vetëm në një vit. Nëse kjo ndodh ne do të stopojmë disa nga projektet do të ngrijmë disa nga shpenzimet edhe ato koncesionare do ulen pagesat e tyre dhe do të shtyhen në kohë”, paralajmëroi Denaj.

Por për momentin ky skenar nuk është shtruar për zgjidhje dhe  kufizimet do të shtrihen tani për tani vetëm për ditët e festave.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 



2 Comments

  1. “Trajektore negative per DISA VITE”???
    Jo. moj shoqja tefta jo! Trajektore negative per 25 Prillin, se te mos kishte zgjedhje te pergjithshme me 25 Prill, do te na kishit mbyllur si pula qe ne oren 3 te drekes, sic bete ne mars-prill, kur kishim “plot 20 ratse” me Covid…….

  2. Por le të kthehemi tek ata që mendojnë se Vjosa ka fyer Tiranën zyrtare dhe ndaj e kemi kritikuar. Vjosa ka fyer pa të drejtë shtetin shqiptar, duke gënjyer për faktet.

    Personalisht Vjosa nuk ka fyer qeverinë aktuale, as Edi Ramën. Vjosa ka fyer Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë qenë në pushtet prej vitit 1991 deri në vitin 2000, kur është çliruar Kosova prej Serbisë.

    Kërkesa e saj që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të dënojë genocidin serb në Kosovë, është një fyerje e ndyrë ndaj shtetit shqiptar, Parlamentit shqiptar të Sali Berishës deri më 1997 dhe atë të socialistëve Nano- Majko- Meta deri në vitin 2000, të cilët kanë miratuar 15 rezoluta për Kosovën deri në vitin 2000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *