• |
ide | kryesore

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

-Instant, Lajme, Të fundit

Shqipëria ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, ndërkohë që do të ketë rregulla të reja për ata që vijnë nga ky vend.


Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit të sotëm të komitetit të ekspertëve.


“Variani i ri më i transmetueshëm se virusi i mëparshëm. Çon në rritje të gjasave për përhapje më të shpejtë sidomos në këtë kohë të vitit.
Sa më sipër kemi vendosur pezullimimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga e marta deri më 6 janar.
14 ditë karantinë për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe. Vendosja e izolimit të detyrueshëm vjen si një masë paraprale për të shmangur këtë infeksion të ri. Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve dhe nga të dhënat, nga vlerësimi i kryer mbi baza dinamike në dy javët e fundit, rezulton një incidencë 359 raste për 100 mijë banorë”, deklaroi ministrja Manastirliu.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.