• |
ide | kryesore

Çuçi e pranon: U habita shumë kur Rama më bëri ministër të Brendshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bledi Çuçi ka treguar arsyet që e bënë të habitej aq shumë kur dëgjoi se kryeministri Edi Rama e kishte emëruar si ministër të Brendshëm dhe si pasardhës së Sandër Lleshajt. I ftuar në “Open”, Çuçi tha se ai tashmë është aty ku është dhe të tjerët mund të thonë ç’të duan.

“Unë nuk e prisja sepse kisha disa projekte në zhvillim si Ministër i Bujqësisë dhe befasia ishte shumë e madhe. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Në një ekip, trajneri mund të ndryshojë pozicionet e lojtarëve.

Unë jam atje, le të thonë çfarë të duan. Unë jam aty, befasia erdhi për shkak të asaj që thashë, isha në grumbullimin e disa projekteve të mëdha në Ministrinë e Bujqësisë” – tha Çuçi.

I pyetur për pistoletën e gjetur në vendin e vrasjes së Klodian Rashës, Çuçi tha se nuk e ka ndjekur mirë si ngjarje, duke qenë se nuk ka qenë në interesin e tij.

Ai pranoi se po hetohen deklaratat e Policisë së Shtetit dhe se është kërkuar ardhja e ekspertëve gjermanë për pistoletën e gjetur që u aludua të ishte e Klodian Rashës. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Statusi im bazohej në një fake neës dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake neës. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”,

    1. Nuk më duket se është vëndi këtu për të futur këtë deklaratë të Berishës, në një shkrim që meret me çuçët e Ramës.
      Është fakt se Berisha i ka pranuar publikisht gabimet e tij e ka dhënë dy herë dorheqjen.
      E dëgjova këtë Çuçin e Ramës në intervistën në Open të TCH.
      Që me paraqitjen e parë në publik si ministër i mbrendshëm, e dëgjuam të bëjë gafa më shumë edhe se Spiropali.
      Gafa më e madhe e tij ishte se na e nxirte policinë shqiptare më të pa politizuar se policitë e Britanisë, Hollandës apo Belgjikës..
      Sipas tij këtë konsideratë e paskësh dhënë qeveria suedeze me organizimin e një sondazhi në Shqipëri.
      Ka me dhjetra e dhjetra jo sondazhe por edhe studime të institucioneve ndërkombëtare të problemeve të të drejtave të njeriut, që kanë dënuar ndërhyrjen barbare të policisë shqiptare qoftë edhe vetëm në shkatërimin e godinës së të vetmit teatër kombëtar të Shqipërisë.
      Janë miliona jo vetëm shqiptarë por edhe suedezë që kanë parë publikimin e dosjeve të shitblerjeve të votave , ku kolegu i Çuçit, Tahiri, përgëzonte komisarët e policisë që po bëjnë “tërmet” duke vjedhur vota, e që merte për këtë përgëzimet nga shefi i tij Rama
      Nuk është ky përdorim politik i policisë ?
      Gafa e dytë akoma më e rëndë ishte se të gjithë shqiptarët që kritikojnë qeverinë e Ramës, nuk janë sipas tij njerëz.
      Po çfarë janë sipas tij gazetarët, analistët, intelektualët e njohur, qindra mijë protestuesit e Teatrit, të Astirit, studentët, minatorët, naftëtarët, fermerët, qindra mijar protestuesit që ju bashkuan opozitës me thirrjet Rama ik e deri tek adoloshentët e të rijtë që dolën 5 ditë në protesta për vrasjen e noshatarit të tyre nga një polic ?
      Mos 75% e shqiptarëve qenka bagëti si puna e Çuçit ?
      Këtu vijme edhe tek gafa e tretë.
      Rama as denjoi ta pyesë këtë Çuçin, siç ka bërë edhe me të tjerë, nëse pranojnë apo jo një detyrë, sikur këta të ishin bagëti.
      Çuçua e pranoi se Rama nuk është kryeministër po trajner futbolli që qeveritarët i konsideron si një skuadër futbolli për ti bërë gola kundërshtarit.
      Pra Çuçin e çuçët e tjerë i ka përzgjdhedhur vetëm për ti bërë gola “armikut”
      I kam dëgjuar shpesh Ramën e çuçot e tij, që qeverisjen që ka të bëjë me mirqenjen, të drejtat e njeriut, interesat kombëtare shtetin ligjor e normat e demokracisë, ta krahasojnë me aftësinë e një futbollisti që të shqelmojë një top me këmbë e ta fusë në portën e skuadrës kundërshtare.
      O Zo çfarë mendësie idiote !

  2. muhahahaha; nuk ka gje te jashtezakonshem per Albanian; se te katapultohesh nga bujqesia ne ministri te brendshem esht absurde; sic tha njeri tashme Elefanti, dmth rama ka hyre ne shtepi dhe po shkaterron cdo gje…

  3. Lexoni komentin kolere qe e lexoni ne cdo artikull te portalit, ate e nxjerr nje kodosh, IPAEMER, lepires i studios te Fug horrit. Me kete ky idiot i jep shprese qelbesirave te sektit rilindas,,,,EUREKA. Berisha e pranoi qe e mori lajmin te rreme,(mbase edhe mund te jene te verteta shkrimet ne gazete) e megjithate ka kurajo, qe ne situaten politike qe jemi te beje nje autokritike. Por po te shohesh e tu nxjerresh ketyre batakcinjeve komentues te tere arsenalin e genjeshtrave, te vjedhjeve, te perkrahjes se drogmeneve, PPPkoncesionet, mashtrimet elektorale qe as gje nuk beri, cfare duhet ti pranome me shume ketij bastard KM, a duhet te denohetkllouni e bastardi? Te gjitha jane te dokumentuara me ze e figure, andaj do e pesoni me keq se Caushesku.

  4. Po pse mos te habitesh ti e di dhe vete se nuk meriton te jesh roje konvikti jo me minister i mrenshem ti svlen per asnje grosh jo me minister i mbrenshem kete e di ti e di rama e di populli por prap ju SEKTI I KEQ I NJERZIMIT RIRILNDAS

  5. U cudite, pse, po ti merr gjithmon ate qe lene te tjeret. Rama e mori e shfytezoi e ta dha ty gruan, po ashtu edhe ministrite, ai e di qe nuk te pelqejne gjerat e reja. Ta njef guston o gallof.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *