• |
ide | kryesore

Me plagë të rënda në fyt, ende i paidentifikuar i plagosuri që u gjet në Himarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ende nuk ka zbuluar indentitetin e personit që u gjet i plagosur rëndë ditën e djeshme në Himarë. Personi rreth 35-vjeç ka marrë plagë të rënda në fyt me mjet prerës dhe u soll dje me urgjencë në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën. Pritet rikuperimi i personit me qëllim marrja e dëshmisë së tij për të çuar në zbardhjen e ngjarjes.

Mbetet e paqartë pista në të cilën po heton policia. Një prej tyre është se mund të jetë vetëplagosur, ndërsa një burim i dytë thotë se nuk ekziston mundësia që një prerje të thellë dhe gjithë fytin ta bejë një person vetë pasi, që në kontaktin e parë me thikën do kishte humbur ndjenjat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *