• |
ide | kryesore

Vaksinat kundër Covid-19, miniera e re e arit për organizatat kriminale

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Vaksina kundër Covid-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Agjencia policore ndërkombëtare Interpol ja njoftuar  vaksina do të jetë malli më i çmuar për t’u shpërndarë dhe organizatat kriminale në mbarë botën janë bërë tashmë gati. Shefi i Interpol, Jurgen Stock ka deklaruar se me përhapjen e vaksinave, kriminaliteti do të rritet ndjeshëm.  Gjithashtu, korrupsioni do të lulëzojë në shumë vende për të siguruar sa më shpejt këtë “mall të çmuar”.

Shefi i Interpol ka saktësuar se, në vend që të përfitojnë nga ilaçet, sikurse bënin më parë, grupet kriminale janë spostuar me shpejtësi drejt produkteve sanitare të falsifikuara si antiviralët dhe maskat false. Dhe tani, teksa vaksinat po autorizohen, kriminelët janë gati të dalin në treg me vaksina të falsifikuara.



1 Comment

  1. Cudi e madhe! Si ka mundsi!! Me ke bashkepunojn vall??!! Apo nuk kan nevoj me se jan vet zot vet shkop. u mo interpoli na gajase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *