• |
ide | kryesore

Vendimi i Kolegjit: Napoli festë në dhomat e zhveshjes, indiferencë totale e Juventus

-Instant, Sport



Juventus-Napoli do të riluhet. Nuk ka 3-0 në tavolinë për bardhezinjtë e hiqet edhe -1 në klasifikim për të kaltrit. Të menjëhershme e të kundërta reagimet në lidhje me rezultatin e ankimimit të klubit napoletan nga Kolegji i Garancisë së Sportit; lojtarët e Napolit e kanë pritur direkt në stadiumin Maradona, pak pas stërvitjes nën urdhërat e Gattusos, duke shkaktuar një festim në grup. Indiferencë e përgjithshme ndërkohë në ambjentin juventin.

Futbollistët e Napolit kanë mësuar për suksesin e ankimimit të klubit në Kolegjin e Coni-t për ndeshjen me Juventus ndërsa ndodheshin në stadiumin Maradona. Lojtarët e kaltër sapo kishin përfunduar stërvitjen kur është komunikuar lajmi për anullimin e pikës së penalizimit e vendimi për të luajtur sfidën me bardhezinjtë: në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer festa e të gjithë grupit.

I njëjti vendim e ka lënë plotësisht indiferent Juventusin. Kuptohet nga ambjentet pranë klubit bardhezi që gjithnjë e ka konsideruar cështjen si “të jashtme”: është prezantuar në fushë në orën dhe datën e parashikuar nga kalendari i Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *