• |
ide | kryesore

Vendimi i Kushtetueses/ Vjosa Osmani fton partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas vendimit të Kushtetueses së Kosovës për rrëzimin e qeverisë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani këtë të martë do të zhvillojë një takim me partitë politike për konsultim rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë.

Gjykata Kushtetuese mbrëmjen e djeshme ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor. Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *