• |
ide | kryesore

Shkurte Gashi zbulon emrin e të birit

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja shqiptare, Shkurte Gashi, u bë nënë për herë të parë në 21 dhjetor. Ajo solli në jetë një djalë dhe këtë lajm të bukur ajo vendosi ta mbante të fshehtë. Njësoj si për shtatzëninë e saj, që nuk preferoi të jepte asnjë detaj, edhe për lindjen ajo nuk ka reaguar.

Megjithatë të afërm të këngëtares kanë zbuluar disa detaje të bukura pas lindjes. Shkurtes dhe vogëlushit i kanë organizuar një festë të madhe mikpritëse në shtëpi. Nga imazhet e publikuara shihet se për festën e mikpritjes janë kujdesur në detaje dhe shtëpia është zbukuruar me tullumbace në ngjyra të ndryshme.

Gjithashtu është zbuluar edhe emri që këngëtarja ka përzgjedhur për vogëlushin e saj. Shkurtja ka zgjedhur një emër shqiptar për djalin, Mal. Madje edhe në zbukurimet e festës së mikpritjes shihet se është shkruar në një cep emri i vogëlushit.

Shkurtja është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe ende nuk e dimë se cili është partneri i saj dhe babai i fëmijës. Kujtojmë se për sa i përket muzikës, Shkurte Gashi nuk ka qenë aktive të paktën prej 1 viti. Projekti i fundit muzikor që ajo ka publikuar është ai në bashkëpunim me Brunon me titull “Jetën tënde”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *