• |
ide | kryesore

Instagram i Papa Françeskut po akuzohet sërish se ka pëlqyer një foto tjetër provokuese

-Instant, Paparazzi, Slider



Llogaria në Instagram e Papa Françeskut po akuzohet sërish se ka pëlqyer një foto tjetër provokuese të një modeleje në rrjetet sociale.

“Hej kjo jam unë”, shkroi Margot Foxx të martën ndërsa ndau një screenshot ku dukej llogaria e verifikuar e Papa Françeskut që pëlqente një foto të saj, ku shfaqej e veshur me një trupore të ngushtë provokuese.

“Papës i pëlqeu fotografia ime që do të thotë se po shkoj në parajsë”, -shkroi modelja e njohur e OnlyFans.

Kjo vjen disa javë pasi modelja 27-vjeçare, Natalia Garibotto, tha se llogaria e verifikuar e Papës kishte pëlyer një foto të saj gjithashtu provokuese. Pas këtij incidenti, Vatikani i kërkoi shpjegime Instagramit se si llogaria e Papës kishte bërë “like” në foton e modeles braziliane, duke përjashtuar mundësinë e ai “like” vinte nga Selia e Shenjtë.



1 Comment

  1. duket si “dorë hyjnore”!
    mesa duket dhe Jezusi ka nevoje per njerez me te bukur ne parajsen e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *