• |
ide | kryesore

“Nuk përshtatet me lojën tonë, në janar ikën”: Marotta heq qafe Eriksen, PSG i ‘shkel’ syrin

-Instant, Sport



Lajmi ihste në ajër, por tani duket gati zyrtar: aventura e Christian Eriksen tek Inter është pak ditë larg fundit. Ai që e ka shkarkuar praktikisht fantazistin danez, asnjëherë nuk u fut në skemat e Antonio Contes, ka qenë administratori i deleguar zikaltër Giuseppe Marotta: “Nuk është funksional për lojën tonë e nuk është përfshirë – komentoi ai -. Eshtë një profesionist i madh, por duhet ti japim mundësinë të gjejë hapësirë në realitete të tjerë”.

Eriksen mund ta gjejë lumturinë në Paris. Qyteti i dashurisë mund të rilindë një raport pune mes danezit e Pochettinos, që mund të mbërrijë në pankinën e Psg në janar. Danezi nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të largohet nga Inter në dritaren dimërore të merkatos e pikërisht duke filluar nga ata që do të largohen nga Appiano Gentile do të vendoset strategjia e përforcimeve të skuadrës zikaltër. “Ashtu si të gjithë shoqëritë do të takohemi me trajnerin tonë përpara nisjes së merkatos – ka vazhduar Marotta -. Me të do të vendosim një strategji e në bazë të saj do të kërkojmë zgjidhjet më të mira”.

Mes lojtarëve në ikje është edhe Nainggolan: “E dini të gjithë cilët janë lojtarët e transferueshëm, do të mundohemi ti kënaqim. Do të nisim nga këtu për ti zëvendësuar. Nuk dua të bëj emra, lexojmë shumë që nuk kanë lidhje fare me Inter, por nuk komentoj sepse nuk do të ishte e drejtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *