• |
ide | kryesore

Portieri golashënues i dytë më i mirë i historisë kandidon për president: “Kundër korrupsionit”

-Instant, Sport



“Krenar që jam paraguajan. El Chila presidente 2023”. Ish-portieri José Luis Chilavert ka startuar fushatën për presidencën e vendit të tij. Tre herë i vlerësuar si portieri më i mirë nga Fifa, i famshëm për aftësitë e tij si ekzekutues penalltish e specialist në goditjet standarde (ka shënuar 54 gola në klube e 8 në kombëtare), i njohur për faktin se ishte një nga portierët me më shumë gola të shënuar në historinë e futbollit (u kalua në 2006 nga braziliani Rogerio Ceni) tani kërkon të presë korrupsionin që mbizotëron në vendin e tij.

Ish-portieri i kombëtares amerikano-jugore tani është 55 vjec e ka njoftuar kandidaturën e tij përmes një postimi. Në javët e ardhshme do të bëjë të ditur edhe programin, por ka paraprirë se mes objektivave të tij do të jetë përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *