• |
ide | kryesore

Për herë të parë në historinë e SHBA-së presidenti në detyrë i bashkohet protestës së punëtorëve

Lajme, Planet



Joe Biden iu bashkua protestave të punëtorëve të automjeteve në Michigan, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë në historinë e SHBA-së që e bënë një gjë të tillë“Armiku sot nuk është ndonjë vend i huaj kilometra larg, ai është pikërisht këtu në zonën tonë. Kjo është lakmi e korporatës”, tha presidenti i UAW, Shawn Fain.

Në një deklaratë të martën, GM nuk e kritikoi presidentin që po e mbështet sindikatën. Biden u tha anëtarëve të UAW-së se ata meritojnë një “rritje të konsiderueshme të rrogës”. Duke iu drejtuar turmës, Biden tha se punëtorët “shpëtuan industrinë e automobilave në vitin 2008 dhe më parë” dhe bënë shumë sakrifica kur “kompanitë ishin në telashe”, sipas CNN.

Biden vuri në dukje se ai ka thënë shumë herë se klasa e mesme e ndërtoi Amerikën dhe të martën ai deklaroi se “sindikatat ndërtojnë klasën e mesme – ky është një fakt”.

“Ju e meritoni atë që keni fituar dhe keni fituar shumë më tepër sesa po paguheni tani”, tha ai. Sindikata UAW njoftoi javën e kaluar se po zgjeronte grevën e saj kundër GM dhe Stellantis në përgjigje të asaj që e quajti “mungesë lëvizjeje” nga të dy kompanitë. Ford, kompania e tretë në Big Three, u kursye kryesisht nga greva falë përparimeve në ofertat e kompanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *