• |
ide | kryesore

I kërcënon me thikë dhe iu grabit çantën çiftit, arrestohet 27-vjeçari në Lushnje

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar nga Dushku i Lushnjes ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Nga uniformat blu njoftohet se shtetasi Fabjol Dedej është denoncuar nga një çift te rinjsh,  me pretendimin se i kishte kërcënuar me thikë dhe i kishte grabitur një çantë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas informacioneve 27-vjeçari kishte shkuar në tokat e tij dhe atje ka parë brenda një automjeti një çift. Pasi i është afruar, palët kanë debatuar mes njeri tjetrit dhe Dedej nën kërcënimin e thikës i ka kërkuar te largohen urgjentisht dhe u ka marrë sendet personale te çiftit. Këta te fundit, pas ngjarjes kane njoftuar policinë, e cila identifikojë dhe ndaloi te dyshuarin pranë tokave te tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *